AKTUALITET, 17 Janar 2026, 18:12

Censusi i shpendëve të ujit/ Specialistët nisin numërimin në Vlorë dhe Prespë

Censusi i shpendëve të ujit/ Specialistët nisin numërimin

Në vend ka nisur numërimi i shpendëve të ujit. Prej dy ditësh  në  lagunën e  Nartës, Orikum dhe Butrint po zbulohen  shpendë të cilët kanë krijuar habitatin e tyre në këtë periudhë të vitit madje dhe për herë të parë.

Për specialistet e zonave të mbrojtura në  Qarkun e Vlorës  shqetësim mbetet gjuetia e paligjshme.

“Kemi konstatuar tre kurthe nga gjuetaret, i kemi çmontuar.”, thonë specialistët. Ndërsa  në liqenin e Prespës së Madhe  janë parë dhe specie të rralla. Specialistët thonë se  ndryshimet klimatike  e kanë bërë liqenin e Prespës një habitat të papërshtatshëm për disa  shpendë migratore.

Censusi i shpendëve ujorë kryhet çdo vit në janar për të parë se cilët  prej tyre zgjedhin të dimërojnë në vendin tonë. Të dielën censusi do të vijojë në liqenin e Ohrit në Pogradec.