TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi nga Gjirokastra paralajmëroi se jemi në një rrezik të madh, që mund të çojë drejt një kolapsi.
Në fjalën e tij para demokratëve të këtij qyteti, Bylykbashi u shpreh se të gjitha arritjet gjatë mandatit të PD tashmë po shndërrohen në fasada.
Ky regjim tha ai është tinëzar, ndaj është detyra e demokratëve që të ngrihen dhe të zgjojnë popullin shqiptar.
“Jo thjesht PD, por Shqipëria është në një situatë jo shqetësuese, por jemi në një rrezik që mund të çojë në një kolaps akoma më të rëndë të asaj që kemi menduar se do të krijonim atë që ishte qëllimi për të cilën kjo parti u ngrit , punoi dhe dy mandate qeverisëse prodhoi një shpresë për ta çuar Shqipërinë në Evropë.
Të gjitha këto po kthehen në fasadë, sepse ky regjim hibrid është më i rrezikshëm se ai që kemi lënë 30 vite më parë. Fakti që është hibrid, tinëzar e bën që shpesh herë të tolerohet dhe ata që e kanë ndjerë mbi kurriz, jeni ju, jemi ne bashkë. Është detyra jonë që ti zgjojmë njerëzit për këtë rrezik.
Nuk zbrazet rastësisht Shqipëria, por zbrazet sepse Rama ka krijuar një sistem pandeshkueshmërie ku këta janë në gjendje të rekrutojnë, të ngrenë një makineri korrupsioni plot me mercenarë korrupsioni”, tha Bylykbashi.