TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, u shpreh në Kuvend se detyra e vetme që kanë është që parlamenti “të vijë në kushtet për t'iu kërkuar llogari Edi Ramës dhe ministrave për vjedhjet që bëjnë”.
“Ka qenë një projekt që ka përfunduar për 24 orë ujë, po Durrësi nuk ka ujë, se keni vetëm një detyrë që ky parlament të vijë në kushtet për t'i kërkuar llogari Edi Ramës dhe ministrave për vjedhjet që bëjnë, ne këtë kemi për detyrë e dimë shumë mirë që ministrat ndaj llokmat e pasurisë kombëtare me kryeministrin.
Kanë arritur deri aty sa i con në nivele që mund të korruptojnë Amerikën.
Në vitin 2016 për SPAK, ministrja që foli është ekzakt prototipi për të cilin është ngritur SPAK.
Kjo histori do ti shkojë gjatë nga pas dhe si porototip do të jetë ekzakt për atë institucion që keni kapur, kushdo që mendon se mund të sillet në këtë formë ju garantoj që SPAK-un do ta keni pas qafe në mos sot, shumë shpejt”, tha Bylykbashi.