AKTUALITET, 6 Shkurt 2025, 23:21

Sondazhi nxjerr PS-në fituese, Bushati: Kështu do të dalin edhe zgjedhjet, por...

Sondazhi nxjerr PS-në fituese, Bushati: Kështu do të dalin edhe

Analisti Andi Bushati deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se sondazhet nuk mund të tregojnë realitetin në regjime autokratike, por shtoi se zgjedhjet kanë gjasë të dalin njëlloj si sondazhi i Euronews, pasi mazhoranca ua përshtat rezultatin e caktuar sondazheve. 

“Kam një fabul që ua kam thënë edhe këtyre të Euronews në studio. Bënë një sondazh këta që ç’mendojnë shqiptarët për Ballkanin e Hapur. Dy javë para këtij sondazhi, qëlloi që kishte ardhur Angela Merkel që tha jo “Ballkan i Hapur”, por Proces i Berlinit. Erdhi Von der Leyen dhe përsëriti të njëjtin mesazh. Euroneës bëri sondazhin dhe pyeti shqiptarët: Si mendoni ju, e mbështet BE “Ballkanin e hapur”, 60% e qytetarëve thonin kundër asaj që Merkel dhe Von der Leyen na kishin thënë në Tiranë. Të futet Topi inceneratorit dhe Klani i Sandrit, të bëjnë lavazh truri dhe ndodh kjo. Në mungesë lirie, nuk mund të testosh njerëzit se çfarë mendojnë. Një se kanë frikë dhe dy, sepse nuk janë në kushtet e një hapësire demokratike, të marrin informacion dhe të jenë të informuar.

Ata që mbrojnë sondazhin thonë çfarë ka thënë Euronews aq kanë dalë njerëzit. Këta i nxjerrin sondazhet, siç nxjerrin zgjedhjet në fund”- tha Bushati.