AKTUALITET, 23 Janar 2025, 23:22

Bushati: Rama do ta përdorë SPAK-un si kamzhik akoma më keq tani që erdhi Trump

Bushati: Rama do ta përdorë SPAK-un si kamzhik akoma më keq tani

Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, foli për të ardhmen e SPAK tashmë që në Shtëpinë e Bardhë është rikthyer Donald Trump. 

Bushati tha se me administratën e re, nuk do të jetë nevoja as që SPAK të duket si i pavarur për "sy e faqe", ndaj Rama do ta përdorë më keq si kamzhik ndaj opozitës, pa patur nevojë të lëshojë të korruptuarit nga rradhët e veta. 

"Unë akoma jam i bindur se SPAK ishte dhuratë amerikane për Edi Ramën, që pushteti autokratik i Ramës të forcohej duke përdorur si levë drejtësinë. Kush është paradoksi? Duke ia bërë këtë dhuratë Ramës, pushteti demokrat, që kryesisht e ngjizi SPAK, kishte edhe një lloj përgjegjësie publike, ishte që po të bëjmë dhuratë ty siç na porosite, po ndëshkojmë Berishën, Metën, por duam të ruajmë fytyrën dhe do dorëzosh Beqjen, Veliajn e me rradhë. Pra demokratët donin ta ruanin edhe për fasadë një SPAK gjoja të pavarur.

Duke i vënë emrin, duke angazhuar edhe Soros, por jo si gogol, Soros do të ruajë reputacionin në mbarë perëndimin, nuk mund të financojë institucione kamzhik të autokratit, e detyronte autokratin të bëjë koncesion. Administrata Trump nuk do ti ketë këto skrupuj. Trumpistët do ti thonë e ç'më duhet mua në atë vend të humbur si e përdor autokrati kamzhikun? Do të rritet fuqia e Ramës në raport me SPAK. Edhe trysninë e vogël, dorëzo Beqajn, Kokën, Ahmetajn, nuk do ta ketë më. Produkti që u shit si amerikan, do të degradojë në një estradë si në të gjithë autokracitë", tha Bushati.