AKTUALITET, 24 Mars 2026, 16:18

VIDEO/ Burri vrau gruan dhe më pas veten, forca të shumta policie, familjarë dhe banorë në shtëpinë e krimit në Fier! Çfarë po ndodh me hetimet

VIDEO/ Burri vrau gruan dhe më pas veten, forca të shumta policie,

Një krim në familje është regjistruar në fshatin Kuman të Roskovecit, ku burri ka vrarë me armë zjarri tip pushkë gruan e tij dhe më pas ka qëlluar veten.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e kësaj të marte në banesën e tyre, ku 80-vjeçari Shefit Rrapaj qëlloi me armë zjarri bashkëshorten 75-vjeçare Dashuri Rrapaj dhe më pas i dha fund edhe jetës së tij.

Nuk dihen ende arsyet që e çuan 80-vjeçarin të ndërmarrë këtë akt ekstrem, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rastit.

Pas krimit, forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe jo vetëm.

Familjarë dhe banorë u gjendën në banesën e çiftit që mbeti viktimë e krimit vrasje-vetëvrasje. Ende jnuk ka informacione zyrtare për dinamikën dhe motivet e këtij krimi të rëndë mes të moshuarve dhe hetimet janë ende aktive.

Ndërsa forcat e policia ndodheshin në të gjithë territorin e banesës, miq e të afërm ngushëllonin familjarët për këtë humbje të dyfishtë.