TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Bulqizës ka arrestuar një 35-vjeçar pas një episodi dhune në familje. Sipas burimeve zyrtare, më 3 janar, në banesën e tij, shtetasi A.G. ka dhunuar fizikisht babain dhe vëllain, pas një konflikti për motive të dobëta.
Gjykata e Dibrës ka vendosur për të masën e sigurisë “Arrest me burg”, duke e akuzuar për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrim i pronës”.
Materialet janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.