AKTUALITET, 17 Janar 2025, 16:02

Braktisi PL për PS-në, Tedi Blushi sulmon Braimllarin: S’ka respekt për veten e tij, u vetëshpall meme!

Braktisi PL për PS-në, Tedi Blushi sulmon Braimllarin: S’ka

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi sulmoi përsëri Endrit Braimllarin, një nga themeluesit e LSI, pasi ai u largua nga forca politike që i përkiste dhe pritet t’i bashkohet PS-së.

Blushi tha se Braimllari nuk tregoi respekt për veten tij. “Sot këtë çështje e mbulon sektori i memeve dhe jo kjo tryezë e nderuar”, tha ai.

Për analistin Ben Andoni, një formacion politik dëmtohet nga kjo lëvizje.

Pjesë nga diskutimi

Tedi Blushi: Të bëhemi seriozë dhe të mos flasim për njerëz që nuk kanë respekt as për veten e tyre. Sot këtë çështje e mbulon sektori i memeve dhe jo kjo tryezë e nderuar.

Ben Andoni: Mund ta kursente angazhimin e ri. Angazhimet e reja politike marrin kohë. Brenda një periudhe transformimi të LSI në PL, brenda një mandati që PS të shohim çfarë oferte do japë, kalime të tilla nuk janë të mira për arsye se je i pabesueshëm. Kalim të tilla më shumë kanë dëmtuar formacionet ku këto formacione kanë aderuar. Duhet të mbyllësh një periudhë kohore me një parti pastaj të shohësh. Nëse oferta ka qenë nga PS, atëherë kjo është mirë për këtë forcë politike.

Tedi Blushi: Ta gëzoni..

Ben Andoni: Nëse do të ishte një individ me impakt të madh politik, këtu s’ka personazhe përveç Berishës e Metës që kanë një lloj targeti, atëherë do të ishte shqetësuese.

Tedi Blushi: U vetëshpall meme. S’e ka shpallur njeri.