TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka ironizuar deputetët e opozitës në Kuvend duke thënë se, shpreh solidaritetin e tij me demokratin Edmond Spaho, që ka mbi katër orë qe i fryn bilbilit.
Braçe u shpreh me ironi se Spaho po mban një rekord Gines, ndërsa pyet se përse asnjë nga deputetët e tjetër të opozitës nuk ofrohen ta ndihmojnë.
“Si të mos flas, sinqerisht duhet t’i shpreh solidaritetin tim zotit Spaho se ka mbi katër orë që u torturua i fryn bilbilit, është rekord Gines që do të ngelet emrin me germa të armë në mes të parlamentit dhe jam i bindur që me fuqinë që ka do t’i bjeri ende.
Si ka mundësi që nuk e zëvendësoi asnjëri nga ju, po e bën robi një sakrificë për kolegun që ka në krah, sakrifikove për ne po i bie unë fyellit për ty.
Që Berishën e lat jashta nuk e futët këtu, mirë që Shehun e latë jashtë po çfarë është ky muhabet kështu unë të çmoj sinqerisht unë se bëj dot shumë mirë që e bën pse se bëni të gjithë. E dyta ka një problem shumë të madh këtu të duket e vetja marrë po fole për çështje të rendit të ditës”, tha ai.