AKTUALITET, 14 Prill 2026, 17:39

Braçe denoncon skandalin e plehrave në qendër të Tiranës: Problemi vjen edhe nga mungesa e kontrollit dhe përgjegjësisë. Duhet zgjidhje, nuk shkon më kjo punë!

Braçe denoncon skandalin e plehrave në qendër të

Deputeti socialist Erion Braçe, i cili ka shpallur edhe kandidaturën për kryebashkiak të kryeqytetit, ka denoncuar sot skandalin e mbeturinave në Tiranë dhe madje mu në zemër të saj.

Teksa ka bërë një video që e postoi në rrjetet sociale ditën e sotme (14 prill), ligjvënësi socialist e shoqëron edhe me një shënim dhe mesazh, duke konstatuar hapur jo vetmë mungesën e kulturës qytetare, por edhe të papërgjegjshmërisë së strukturave shtetërore të linjës për kontrollin e territorit dhe masat.

“Pas Fakultetit të Shkencave të Natyrës, pas Piazza-s, pupupupu….! Nuk shkon më kjo punë, duhet të ketë zgjidhje. Nuk do ndodhë më. Është përgjegjësi e mosqenies në territor e autoritetit shtetëror, Policisë, Bashkisë, për ta parandaluar dhe ndëshkuar e pastruar. Plehrat nuk janë produkt i një kulture mizerabël që ke, por edhe problem nga mungesa e kontrollit dhe përgjegjshmërisë ndaj territorit”, shkruan Braçe mes të tjerash në postimin e tij.