AKTUALITET, 18 Prill 2026, 20:16

Bosi i mafies shqiptare drejtonte aktivitetin nga burgu, arrestohen dy të rinj për trafik droge në Greqi

Bosi i mafies shqiptare drejtonte aktivitetin nga burgu, arrestohen dy të

Autoritetet greke kanë vënë në pranga dy të rinj në Athinë, një 22-vjeçar dhe një 19-vjeçar, të cilët dyshohet se janë të lidhur me një rrjet kriminal shqiptar. Sipas informacioneve, ata vepronin me urdhër të një bosi të mafies shqiptare, i cili aktualisht ndodhet i burgosur në Malandrinos dhe ka qenë i përfshirë në vrasjen e avokatit Michalis Zafeiropoulos në tetor të vitit 2017.

Gjatë kontrollit policor, të rinjve iu gjetën dhe sekuestruan 61 pako najloni me kanabis, me një peshë totale prej 89 gramësh, të gatshme për shpërndarje, si dhe një shumë prej 520 eurosh.

Mediat greke raportojnë se më pas oficerët kryen kontroll në banesën e 22-vjeçarit, ku zbuluan edhe 92 gramë kanabis shtesë, dy peshore elektronike precize dhe një sasi pako najloni. Ndërkohë, në të njëjtën zonë u gjetën edhe një grusht hekuri dhe një thikë e palosshme, të cilat u konfiskuan nga policia.

Sipas të njëjtave burime, lideri i burgosur i mafias shqiptare rezulton i përfshirë edhe në një rast zhvatjeje ndaj një menaxheri kompanie në zonën e Selanikut. Për këtë çështje, Policia ka kryer katër arrestime më 17 prill.