TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shqipëria është ftuar nga presidenti i SHBA, Donald Trump për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes për Gazën si anëtare themeluese. Ka qenë kryeministri Edi Rama që ka zbuluar përmes një postimi ftesën e shefit të Shtëpisë së Bardhë.
Në reagimin e tij, kryeministri shprehet se është shumë i nderuar nga ftesa personale e presidentit Trump, duke shtuar se vendi ngrihet në një tjetër majë të paimagjinueshme.
Rama thotë se ndihet krenar për Shqipërinë, e kthyer sipas tij, në një Shqipëri tjetër, më të dinjitetshme dhe më të respektuar ndërkombëtarisht.
REAGIMI
SHUMË I NDERUAR NGA FTESA PERSONALE E PRESIDENTIT TRUMP, PËR TA PËRFAQËSUAR SHQIPËRINË NË BORDIN E PAQES, NJË ORGANIZATË E RE NDËRKOMBËTARE E IDEUAR PREJ TIJ, KU SHQIPËRIA FTOHET SI ANËTAR THEMELUES, DUKE NGJITUR KËSHTU NDËRKOMBËTARISHT NJË TJETËR MAJË KREJT TË PAIMAGJINUESHME VETËM DERI PAK VITE MË PARË.
NUK MUND TË JEM DOT MË KRENAR PËR SHQIPËRINË, PËR GJITHÇKA KEMI BËRË NË KËTO VITE DUKE E KTHYER NË NJË SHQIPËRI TJETËR, TË DINJITETSHME E TË RESPEKTUAR BOTËRISHT SI ASNJËHERË, E PADISKUTIM EDHE PËR NIVELIN KU E KEMI NGRITUR MARRËDHËNIEN E PARTNERITETIT TONË STRATEGJIK ME SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS, DUKE U FTUAR ME NJË RESPEKT E VLERËSIM KREJT TË POSAÇËM NGA PRESIDENTI DONALD J. TRUMP, PËR T’U BËRË PJESË E NJË BORDI NDËRKOMBËTAR TË KRIJUAR E KRYESUAR PREJ ATIJ VETË DHE PËR TË PUNUAR SË BASHKU ME TË.
GOD BLESS ALBANIA AND THE UNITED STATES