AKTUALITET, 22 Janar 2026, 23:56

“Evropa nuk di të mbrojë vlerat!”/ Haxhiu debaton me Gjinishin për rendin e ri botëror

“Evropa nuk di të mbrojë vlerat!”/ Haxhiu debaton me

Analisti Baton Haxhiu debatoi me pedagogun Ermir Gjinishi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, për rendin e ri botëror që po lind. 

Debati

Haxhiu: E kemi një Evropë që s’di të mbrojë vlerat e veta dhe kjo e bën këtë njeri, Trumpin, të ndërtojë rendin e ri. Ju thotë evropianëve ma jepni Groenlandën se e marrin Kina dhe Rusia dhe ju s’jeni në gjendje ta mbroni. Dhe zotëriu që tha se rendi i ri botëror është spekulim..

Gjinishi: Nuk thashë spekulim, thashë nuk është formësuar.

Haxhiu: Çfarë është formësimi i rendit të ri botëror? Ja nis me njerëz që janë të vegjël.

Gjinishi: Po nuk është ashtu fare se rendi pas Luftës së Dytë Botërore, po të kishte vazhduar me fuqinë e Hitlerit nuk do të ishim sot këtu. E filloi Hitleri rendin e ri botëror.

Haxhiu: Mos shko tutje, te historia. Pse u shkatërrua Liga e Kombeve?

Gjinishi: Nuk është formësuar dhe deri kur të formësohet mund të ndryshojë trajektore disa herë. Këtë po them.

Haxhiu: Logjika politike thotë se i ka dy superfuqi që janë duke u ballafaquar. E ke një mundësi të rreshtohesh nga Amerika, nga Kina apo Rusia? Dhe Bordi i Paqes është rrugë e domosdoshme, që të mos them rrugë e vetme. Që të jesh me Rusinë është të bësh vetëvrasje, të jesh me Kinën ti nuk ekziston si shtet më.

Gjinishi: Trumpi me Rusinë e zgjidhi problemin e Ukrainës, jo me Evropën, as me ne.

Haxhiu: A e di pse e zgjidhi pa Evropën? Sepse Evropa nuk mundi me e mbrojtë territorin e vet që e ndihmoi Ukrainës që të futej në luftë. Ukraina, po të mos kishte këto mbështetjet e pakta amerikane, kushedi ku do të ishte territori i saj dhe fakti i fundit që do të thoja: rendi botëror është gati, është në rrugë. Shtetet si Rusia nuk respektojnë Këshillin e Sigurimit. Ia mori territorin me pushtim Ukrainës dhe nuk jemi në gjendje ta mbrojmë rendin e ri botëror. Mbi këto premisa nga do të shkojmë? Dhe kur të vjen një letër, duhet të ekzaltohesh dhe thua se do ta pranoj me ngutje se e ka emrin e mirë, Bordi i Paqes.