TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PD-së, Sali Berisha theksoi në konferencën e sotme për mediat se kryeministri Edi Rama tentoi që të “tundte” një ftesë që i erdhi Shqipërisë për tu bërë pjesë e Bordit të Paqes, sikur të ishte ftesa e tij personale.
Ai theksoi se kreu i qeverisë është i padëshiruar dhe se shkoi dje në parlament si i “shpërfyturuar”.
“Jemi në kilometrin e fundit, me guxim dhe besim, të vendosur të bëjnë çdo gjë për përmbysjen e këtij regjimi. Nuk ka shok në botë, të tërë institucionet bëhen mur korrupsioni. Edhe gjykata me të.
Të narkoshtetit, të turpit. Në të gjithë teknologjinë botërore të formave të shtetit, shtetit aktual të sotëm në Shqipëri përshtatet më shumë se cdo tjetër shtet i kakistokracisë, nga greqishtja e lashtë më i keqi.
Ndaj të bashkojmë forcat dhe t’u tregojmë vendin. Bota po tregon vendin këtyre në mënyrën më të vendosur. Edi Rama, që tundi një ftesë që i erdhi Shqipërisë nuk e gëzoi dot. Përkundrazi.
Mos guxo, nuk do të të shohë surratin. Ky ishte mesazhi dhe vinte në parlament i shpërfytyruar se si qëndronte në një kohë kur mblodhi parlamentin dhe thoshte se parlamenti ratifikoi. Por ndjenji siç është i padëshiruar në Evropë dhe botë. “, tha Berisha.