AKTUALITET, 10 Janar 2026, 16:51

Bora/ Bllokohet Rruga e Arbrit, policia apelon shoferëve: Lëvizni me zinxhirë

Bora/ Bllokohet Rruga e Arbrit, policia apelon shoferëve: Lëvizni me

Bllokohet Rruga e Arbrit. Radha kilometrike nga të dyja anët rrugës ka shkuar deri në 10 km.

Shkak është bërë moti i keq, me reshje bore dhe prezencë ngrice në rrugë.

Policia apelon që drejtuesit e mjeteve të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë dhe të ecin brenda normave të lejuara.