AKTUALITET, 6 Shkurt 2025, 11:10

Bodrumi i Spitalit Psikiatrik përfshihet nga zjarri, Policia: Shkak, një shkëndijë elektrike

Bodrumi i Spitalit Psikiatrik përfshihet nga zjarri, Policia: Shkak,

Një shkëndijë elektrike dyshohet se ka shkaktuar zjarrin e rënë në Spitalin Psikiatrik mbrëmjen e së mërkurës.

Zjarri sipas policisë ka rënë në orën 21:50 në bodrumin e Spitali dhe nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Më datë 05.02.2025, rreth orës 21:50, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në bodrumin e Spitalit Psikiatrik. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, informuan blutë.