TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar sërish ashpër lidhur me vendimin e Endrit Braimllarit për t’u shkëputur nga PL dhe për t’u bashkuar me PS-në.
Komentet Blushi i bëri në A2 CNN, ku tha se Braimllari hyri në SPAK me teserën e PL-së dhe doli me teserën e PS-së.
Ai tha gjithashtu se duhet të pyetet kreu i SPAK, Altin Dumani, sesi ja mbushi mendjen Braimllarit për të marrë teserën e Partisë Socialiste.
Sipas Blushit, SPAK ka dhënë prova dhe ka treguar se sot është institucioni që ndan teserat e Partisë Socialiste.