AKTUALITET, 31 Janar 2023, 22:26

Blushi: McGonigal dhe Rama kanë bërë kërdinë në Shqipëri

Blushi: McGonigal dhe Rama kanë bërë kërdinë në

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, duke komentuar skandalin Rama-McGonigal  në "Ora e Betit" tha se kryeministri shqiptar bashkë me zyrtarin e lartë të FBI-së ka bërë kërdinë në Shqipëri.

Tedi Blushi: Do uroja të niste një hetim serioz nga SPAK. Por mënyra si ju bë publiciteti sot në media më lë një shije edhe për të qeshur edhe për të vënë duart në kokë.

SPAK priste nga Gaz Bardhi të merrte aktakuzën për tu njohur me skandalin. SPAK duhet të komunikonte me drejtësinë amerikane, homologët e vet. Nuk ka pse të komunikojë me Gaz Bardhin.

Përpjekje e dëshpëruar për ta faktorizuar grupimin e Edi Ramës në PD. Uroj të ketë një hetim serioz sepse dhe çështja është shumë serioze. Kemi të bëjmë me korruptimin e një zyrtari shumë të lartë të FBI.

Në dijeninë time dhe faktet po bëhen publike, ky zyrtar ka bërë kërdinë këtu bashkë me Edi Ramën dhe shumë personazhe të tjerë jo vetëm të politikës por edhe sistemit të drejtësisë. Oligarkë në vend janë takuar me McGonigal dhe kanë paguar para në këmbim të heqjes së një non grate apo marrjen e një vize. Uroj që SPAK të bëjë një hetim serioz por e ka nisur me këmbën e majtë, e ka nisur ters.