TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nënkryetarja e Parlamentit, Ermonela Felaj ka kërkuar nga komisioni i etikës që të përjashtojë nga puna e Kuvendit 3 deputetë të Partisë Demokratike.
Bëhet fjalë për deputetët Elda Hoti, Sorina Koti dhe Edmond Spahos për bllokimin e foltores së Kuvendit që prej orëve të mëngjesit.
Për deputetin Edmond Spaho, Felaj kërkoi përjashtimin nga Kuvendi për 20 ditë.
Felaj: Edmond Spahos t’i dyfishohet periudha e përjashtimit (20 ditë).
I jap vërejtje Elda Hotit, meqënëse vazhdon të mbajë të bllokuar Foltoren. I heq të drejtën e fjalës dhe kërkoj përjashtimin nga seanca parlamentare dhe mbledhjet e Komisioneve Parlamentare.
I jap vërejtje zonjës Sorina Koti. Meqënëse vijon të qëndrojë në Foltore, i jap vërejtje. Meqënëse sërish vazhdon, i heq të drejtën e fjalës dhe kërkoj përjashtimin nga seanca dhe mbledhjet e komisioneve Parlamentare.