TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një tjetër aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në vendin tonë.
Burime për mediat bëjnë me dije se një kamion i pastrimit të qytetit të Laçit ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Mabe.
Si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacioneve të bëra me dije deri më tani, kamioni ka qenë i mbushur me mbeturina dhe po shkonte në landfillin e Bushatit.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti, ndërkohë si pasojë në këtë aks rrugor është krijuar trafik i rënduar.