TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ju ka ndodhur t’ju telefonojnë për t’ju thënë se keni përfituar me ulje çmimi një dyshek, filtra uji, apo produkte të tjera. Këto telefonata të padëshiruara marketingu janë kthyer në shqetësim për qytetarët. Pa marrë asnjë autorizim paraprak bizneset telefonojnë qytetarët për të shitur shërbime dhe produkte të ndryshme. Legjislacioni i shtetit shqiptar e parashikon qartë mbrojtjen e qytetarëve që telefonohen në raste të tilla pa pëlqimin e tyre.
Vitet e fundit, është rritur ndjeshëm numri i ankesave të qytetarëve pranë institucionit të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Shifër rekord është shënuar vitin e kaluar. Po ku i sigurojnë këto biznese kontaktet e qytetarëve, pa autorizimin e tyre? Sipas Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të dhënave personale, ankesat e qytetarëve janë adresuar, megjithatë çështja nuk ka marrë zgjidhjen e duhur.
Nisur nga kjo situatë, Komisioneri për të drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të dhënave Personale ka hartuar një projektligj që tashmë është hedhur për konsultim publik. Nisma e re ligjore parashikon krijimin e një regjistri, si një mbrojtje shtesë për të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë.
Ndryshimi i legjislacionit synon gjithashtu qe subjektet tregtare mund të ushtrojnë aktivitetin e tyre promocional, duke garantuar njëkohësisht respektimin e të drejtës së privatësisë së qytetarëve.