AKTUALITET, 29 Mars 2024, 13:24

Blerina Bala e PS në krye të Himarës, Rama: Shumica e himariotëve nuk i përkasin llogores së konfliktit

Blerina Bala e PS në krye të Himarës, Rama: Shumica e

Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me zgjedhjen e Blerina Bala si kryetare e komanduar në krye të bashkisë së Himarës.

Bala do të mbajë detyrën deri në zgjedhjet e ardhshme.

Rama: Zgjedhja e sotme nga Këshilli Bashkiak të Himarës, me 15 vota pro dhe vetëm 4 kundër, e nënkryetares së bashkisë, Blerina Bala, si kryetare në detyrë është një zhvillim pozitiv për vazhdimin e punës së qeverisë vendore. Përpjekja e dështuar e një grushti individësh të nxitur për ta penguar këtë zhvillim të bazuar në detyrimin përkatës ligjor të Këshillit Bashkiak, tregoi qartë faktin e thjeshtë se shumica e madhe e himariotëve nuk i përkasin llogores së konfliktit, përçarjes dhe amplifikimit absurd të një sherri primitiv, i cili ushqehet për interesa dhe hesape që s’kanë asnjë lidhje me interesat e Himarës.