TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një person në Korçë ka rënë nga biçikleta dhe ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur "Kryqëzimi i Voskopit". Mësohet se pasi është rrëzuar në rrugë, nga biçikleta, 76-vjeçari me inicialet B. D., ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 09:30, në lagjen nr. 17, Korçë, pranë vendit të quajtur "Kryqëzimi i Voskopit", shtetasi B. D., 76 vjeç, banues në fshatin Ravonik, duke drejtuar një biçikletë, është rrëzuar në rrugë dhe gjatë transportimit për në spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes, ku paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.