TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas përjashtimit me 10 ditë nga punimet e Kuvendit si shkak i situatës së krijuar ditën e djeshme në seancë.
Berisha u shpreh se të enjten do të jetë duke përgatitur protestën më të fuqishme që Tirana ka njohur ndonjëherë.
“Java që vjen do të jetë java e veprimtarisë intensive të Sali Berishës. Parlamenti i Lindës dhe i Ramës është parlamenti i turpit në historinë e vendit.
Ndaj dhe do të ketë një veprimtari intensive dhe e garantoj që beteja do të zhvillohet në çdo skaj të Tiranës, në çdo sallë. Të enjten jam në përgatitje të protestës më të fuqishme që Tirana ka njohur. Ky është veprimtaria e Sali Berishës”, tha Berisha.