TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha është pyetur në konferencën e sotme për kërkesën e opozitës për shkarkimin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari.
Berisha tha se gjyqtarja e "Kushtetueses" duhet të deklarojë bashkëjetesën pasi sipas tij po shkel ligjin. Sipas tij nëse ajo vepron kundër ligjit, duhet të largohet nga detyra që mban.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Qëndrimet e mia ndaj kësaj gjykatëseje janë shprehur dhe po i përqendroj në këtë sentencë. Për PD-në, nuk përbën, nuk ka asnjë problem pse gjykatësja bashkëjeton me atë që do të bashkëjetojë. Por Shqipëria ka një ligj prej shumë vitesh dhe ky ligj njeh bashkëjetesën.
Ky ligj jo vetëm legjitimon, por njeh bashkëjetesën dhe për rrjedhojë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga bashkëjetesa. Tani, në qoftë se kjo zonjë bashkëjeton me një njeri, mos harro se ajo ka statusin e gjykatëses kushtetuese, dhe këtë e fsheh, ajo është në shkelje të rëndë të ligjit, por edhe më shumë se të ligjit. Ajo është e detyruar ta deklarojë, në konceptin tim, dhe pas deklarimit të kësaj, këtu nuk ka asnjë lloj problemi tjetër.
Sepse duhet të respektojë ligjin. Ju kujtohet ju para disa viteve, kjo çështje ka dalë në parlament dhe është bërë ligji. Dhe ky ligj detyron bashkëjetuesen njëlloj si bashkëshorten të deklarohen për të gjithë aktivitetin e tyre, për të ardhurat, etj.
Mendoj se nuk mund të ketë qëndrim tjetër përveç zbatimit të ligjit për një gjykatëse. Që në momentin që ajo devijon ligjin, ajo duhet të largohet nga detyra që ka. Nuk ka diskutim. Nuk është vullnetare.
Pra, ajo ka të drejtë të dojë atë që do, por duhet gjithashtu të respektojë ligjin. Zonja Kalaja ka konstatuar se ajo nuk ka deklaruar bashkëjetesën, ka fshehur bashkëjetesën. Atëherë kush mund t’i besojë një gjykatëseje si kjo? Kaq, nuk hy te vendimet unë. Unë hy tek një qëndrim ligjor.