AKTUALITET, 12 Shkurt 2026, 10:54

Berisha, thirrje qytetarëve: 10 shkurti ua luajti fiqirin këtyre. 20 shkurti dita juaj! Vendosni ju për imunitetet e qeveritarëve

Berisha, thirrje qytetarëve: 10 shkurti ua luajti fiqirin këtyre. 20

Pasi kryeparlamentari Niko Peleshi i hoqi fjalën në seancën plenare, Berisha ka përfituar qe të fjalë jashtë Kuvendit për mediat. Ai tha se protesta e 10 shkurtit ia ka hequr ‘fiqirin’ maxhorancës. Ai sulmoi qeverinë Rama për vjedhje dhe skandale ndërsa akuzoi Kuvendin se është kthyer në mburojë për Ballukun.

“10 shkurti u ka luajtur fiqirin dhe nuk dinë ku janë e çfarë flasin. Kuvendi është në shkelje të rëndë të Kushtetutës, është shndërruar në mburojë të vjedhjes së qytetarëve dhe është kthyer në strofukullën e fundit të hajdutëve dhe vjedhjeve të Ballukut, Ramës dhe ministrave. U mbetet qytetarëve të thonë fjalën e fundit për imunitetet e tyre.

Unë sot shfrytëzoj rastin e bëj thirrje, 20 shkurti është dita e tyre. Ky Kuvend është armik i egër i qytetarëve.
Qytetarë, jeni ju që do të vendosni Kushtetutën dhe ligjet në këtë vend”, tha ai.

Kryedemokrati deklaroi serish se i takon sovranit që të vendosë për imunitetin e Belinda Ballukut, pas parlamenti nuk po ia heq.

“Ky parlament është në dhunim të kushtetutës sepse është shndërruar në strofull të hajduteve shtetërore. Po bën mburojë për vjedhjet e Ramës, Lubi Ballukut dhe ministrave të tjerë. U mbetet sovranit të thonë fjalën e tyre për imunitetin e Ballukut, Ramës dhe hajdutëve të tjerë që kanë borxhe miliarda euro të vjedhura.

Unë i bëj thirrje qytetarëve që 20 shkurti është dita e tyre, ky parlament është armik i egër i shqiptarëve. Pas dështimit në gjykatë kushtetuese Edi Rama ka shndërruar parlamentin në mbrojë të krimeve të shëmtuara”, tha Berisha.