TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi se qeveria, me projektin Smart City, do të kontrollojë çdo lëvizje të qytetarëve.
Sipas ti, sistemi do t’i monitorojë ato në çdo lëvizje q ë bëjnë, dhe se të dhënat e tyre private, do të bëhen shtetërore.
“Denoncoj përsëri projektin Smart City, qyteti i mençur. Së pari, si projekt ky synon survejimin e plotë të lëvizjeve të çdo qytetari.
Nëse një vit më parë u vendosën në të gjitha kompanitë të telefonave aparatura të regjistrimit të plotë të internetit e telefonae të qytetarëve në pretekstin e ndërprerjes së TikTok, tani me Smart City, Edi Rama kompleton survejimin më të paligjshëm dhe total të qytetarëve shqiptare, të cdo lëvizjeje të tyre.
Ky përbën asgjësimin e plotë të privatësisë së tyre pasi ky sistem regjistron jo vetëm individin por dhe fytyrën me të gjithë emotivitetin e saj.
Lëvizjet e tij në cdo destinacion, vizitat e tij. Kjo është vendosja e qytetarëve shqiptarë në kontroll të plotë”, tha ai.