AKTUALITET, 1 Dhjetor 2024, 17:43

Berisha rikthehet në Kuvend pas 11 muajsh mungesë, shton dy amendamente për buxhetin 2025

Berisha rikthehet në Kuvend pas 11 muajsh mungesë, shton dy

PD ka shtuar dy amendamente për buxhetin, të cilat janë propozuar nga kreu i kësaj force politike, Sali Berisha.

Konkretisht bëhet fjalë për amendamentet e mëposhtme:

Pezullimim e të gjitha prokurimet për investime publike luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë si dhe ndalimin e çdo pagese për shpenzime operative luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e rritjes reale të pensioneve.

Berisha pritet që këtë të martë të rikthehert në Kuvend, pas 11 muajsh mungesë, që prej vendosjes së masës së sigurisë nga SPAK.

Kujtojmë se pak ditë më parë ishte GJKKO që i dha lirin ish-kryeministrit, duke e liruar nga masa e arrestit të shtëpisë.