TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për zhvillimet në Iran, duke deklaruar se revolucioni demokratik i opozitës iraniane ndodhet pranë fitores përfundimtare.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha akuzon regjimin e Ajetullahëve për “masakra dhe barbarizma të papara” ndaj protestuesve paqësorë, duke pohuar se vetëm në 24 orët e fundit janë vrarë mbi 2 mijë persona.
Ai shprehu mbështetjen e plotë për opozitën dhe popullin iranian, duke dënuar ashpër dhunën e autoriteteve dhe duke theksuar se qytetarët iranianë po luftojnë për liri, demokraci dhe dinjitet kombëtar.
Postimi i Berishës:
Revolucioni iranian drejt fitores vendimtare.
Diktatura e Ajetullahëve obskurantistë në grahmat e fundit!
Miq, revolucioni demokratik i opozitës iraniane në pragun e triumfit, fitores përfundimtare.
Masakra dhe barbaritë e papara të regjimit ndaj kryengritësve paqësorë të pamposhtur.
Në 24 orët e fundit, revolucioni për Iranin e lirë dhe demokratik numëron mbi 2 mijë martirë të rënë nga breshëritë e falangave të zeza të pushtetit të krimit.
Duke mbështetur plotësisht revolucionin e opozitës dhe popullit iranian, dënoj me forcën më të madhe barbaritë e regjimit ndaj qytetarëve trima që luftojnë të pamposhtur për lirinë dhe dinjitetin e vendit dhe kombit të tyre!
Rroftë Irani i lirë dhe demokrat!
Vdekje Ajetullahëve!