TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në 32-vjetorin e themelimit të PD në Kamëz, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka vetëm ka grabitur qytetarët shqiptarë.
"11 vite më parë Kamza ishte qyteti i 6 më i madh i Shqipërisë. Sot pas 11 vitesh, ka një pozicion më të lakmueshëm, por Edi Rama nuk guxon të bëjë regjistrimin e popullsisë sepse do të damkoset përfundimisht si njeriu që bëri spastrimin etnik të këtij vendi, më të madh në të gjitha kohërat.
Themelimi i PD-së të Shqipërisë, Kamzës dhe mbarë vendin, ishte një ngjarje sa personale e rëndësishme për çdo person, po kaq e rëndësishme për kombin dhe vendin.
Ishte e rëndësishme për çdo person, se kjo datë nuk ishte thjeshtë themelimi i një partie, por kjo datë është ditëlindja e dytë në liri e çdo shqiptari, pavarësisht nga bindjet politike", tha Berisha.