AKTUALITET, 21 Prill 2026, 13:00

Berisha: Rama, prostitutë amorale politike. Shkoi në Spanjë, por fshehu pjesëmarrjen në Samitin e organizuar nga Soros, e shiti si vizitë zyrtare

Berisha: Rama, prostitutë amorale politike. Shkoi në Spanjë, por

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama lidhur me vizitën e fundit në Spanjë dhe pjesëmarrjen në një aktivitet ndërkombëtar.

Gjatë një konference për shtyp, Berisha deklaroi se kreu i qeverisë ka udhëtuar drejt Barcelona për të marrë pjesë në një samit ndërkombëtar të titulluar “Samiti Global për Demokracinë”, por sipas tij, këtë pjesëmarrje nuk e ka bërë transparente për publikun shqiptar.

Sipas Berishës, kjo samit është organizuar nga Aleks Soros, ndërsa Rama -tha ai-  e shiti si vizitë zyrtare në Spanjë.

“Këtë konferencë para jush ju kërkoj ndjesë por do ta filloj duke shtruar një pyetje për të gjithë ju: Cfarë emri mund ti vihet një kryeministri i cili fluturon disa mijëra kilometra nga vendi i tij për të marrë pjesë në një samit ndërkombëtar të titulluar “Samiti Global për Demokracinë” në Barcelonë dhe mashtron qytetarët e vet, i thotë se unë isha për një vizitë në Spanjë tek Pedro Sanchez dhe mban sekret për qytetarët në vendin e tij pjesëmarrjen në samitin global ku ishin një numër i caktuar shtetesh apo kryeministra nga një seri vendesh të Amerikës latinë, Afrikës dhe pjesë të tjera të globit.

Kur një kryeministër shkon në një vend, merr pjesë në një samit sikur të ishte klandestinë, ndërkohë që ajo ishte ngjarje publike, e ftuar nga kryeministri Spanjoll me një numër të konsiderueshëm kryeministarash dhe kryetar shtetesh. E shet sikur ishte në një vizitë zyrtare.  A mund ta quani këtë një burrec, një langaraq, por mundet edhe një prostitutë amorale politike. Pse kjo?

Së pari samiti ishte organizim i Aleks Soros, lexoni postimet e tij që ka bërë. Së dyti ky samit e vërteta ishte me një mantra anti amerikane, por nuk ishte pro evropian. Nuk ishte një samit pro evropian.

E fundit si mund ta fshehësh një samit të tillë, burracak, lëngaraq, janë të paktë, por edhe prostitutë politike. Ti shkove, more pjesë je në panel, je në foto. Kujt ja fsheh ti këtë?! “, tha Berisha.