Desktop - General - 1
AKTUALITET, 8 Shkurt 2025, 18:11

“Berisha qëndrestar i paparë, Salianji zemërluani opozitar”/ Mesazhi i Metës nga burgu: Narkoregjimi në grahmat e fundit

“Berisha qëndrestar i paparë, Salianji zemërluani

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është drejtuar me një mesazh protestuesve që ishin të pranishëm në bulevardin Dëshmorët e Kombit para kryeministrisë.

Ai falënderoi të gjithë ata që i quajti misionarë të lirisë, ndërsa Sali Berishën e quajti qëndrestar të paparë dhe Ervin Salianjin zemërluanin opozitar.

“Përshëndetje për ju misionarë të lirisë që protestoni kundër narkoregjimit të vetëm në Evropë.  Përshëndetje për profesor Sali Berishën, qëndrestarin e paparë, përshëndetje për Ervin Salianjit  zemërluanin opozitar dhe të gjithë të burgosurit politik të narkoregjimit që është në grahmat e fundit.

Çdo shtet ka mafien e tij, por në Shqipëri mafia ka shtetin e saj. Kjo dëshmohet edhe nga Arben Ahmetaj, krahu i djathtë i Ramës për 10 vjet”, tha Ilir Meta.