AKTUALITET, 20 Prill 2026, 19:59

Berisha: Protestën tjetër përgjigjja jonë do të jetë proporcionale

Berisha: Protestën tjetër përgjigjja jonë do të

Kreu i PD-së Sali Berisha foli me demokratët në foltoren e radhës përpara Kryeministrisë.

Gjatë fjalës së tij Berisha paralajmëroi policinë e shtetit për dhunën e ushtruar një protestë më parë, se protestën tjetër përgjigjja e protestuesve do jetë proporcionale me dhunën e tyre.

Berisha theksoi se PD i ka dhënë provat e rezistencës dhe mosdorëzimit si protestat para bashkisë, apo fjalimet te rruga e Shpresës.

Berisha: Banditë dëgjojeni. Përgjigjja jonë do jetë proporcionale. Me një kryeministër kryetar organizate banditësh që dhunon popullin e tij vetëm e vetëm se kërkojnë të drejtat e tyre, kërkojnë të mos bllokohet integrimi në BE. i kemi dhënë provat se duke mos u dorëzuar fitojmë çdo betejë. Kalojmë çdo vështirësi. 44 protesta realizuam te bashkia e Tiranës, arritëm rezultatin që kërkuam. 333 fjalime kemi mbajtur në rrugën e Shpresës. Dhe ja dolëm. Të zbërthejmë piramidën e mashtrimit, se nuk u dorëzuam. Lubi Balluku dhe Rama e kanë vendin në burg dhe aty do shkojnë. Asgjë nuk na ndal pa i dhënë atyre atë që meritojnë.