AKTUALITET, 17 Prill 2026, 22:23

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Do jetë një tmerr për regjimin! Do bashkohemi në një front të përbashkët me forcat e tjera opozitare

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Do jetë një

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka folur për mediat pas perfundimit të protestës së 7-të kombëtare të opozitës. Pas shpërndarjes së protestuesve para Parlamentit, Berisha paralajmëroi se protestat nuk do të ndalen. Ai nuk bëri të ditur se kur do të jetë protesta e radhës por theksoi se do të njoftohet së shpejti.

“Shumë shpejt do të caktohet. Nuk tërhiqemi. Kryengritja jonë paqësore nuk tërhiqet. Të gjitha format e protestave do të përdoren. Kjo kryengritje paqësore ka mision përmbysjen e narkoregjimit.

Ky është një mision i PD, por edhe i forcave të tjerë opozitare dhe grupeve të tjera të interesit dhe do bëjmë gjithçka të bashkohemi në një front të përbashkët. E shtata apo e teta me radhe e panjohur më parë në Shqipëri, ka mbështetje shqiptare dhe botërore.

Nuk ka asnjë lidhje, kanë lidhje me regjimin, asnjë lidhje me proceset e brendshme të partisë. Ju jen dëshmitarë se deklarova se PD do hidhet në një veprimtari shumëplanëshe. Jemi në analiza dhe zgjedhje por kjo nuk na pengon ta mbajmë kryengritjen paqësore. E tmerruat sot regjimin, kriminelë. Protesta tjetër më e fuqishme do jetë.”, tha ai.