AKTUALITET, 27 Janar 2023, 18:38

Berisha sulmon kryebashkiakun e Kamzës: I përfshirë në aferën e inceneratorëve!

Berisha sulmon kryebashkiakun e Kamzës: I përfshirë në

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar kryebashkiakun e Kamzës, Rakip Suli duke e akuzuar se është i përfshirë në skandalin e inceneratorëve. Berisha tha se Suli gjithmonë është shquar për vjedhje, pasi edhe në rininë e tij, kur shkonte në fshat, banorët numëronin kuaj pasi ai i vidhte.

Berisha tha se Rakip Suli gjatë viteve në krye të bashkisë, i vuri rruspat shkollave, për t’i rindërtuar më pas me çmim shumë herë më të lartë.

Kreu i PD-së e akuzoi Sulin se riktheu turnin e tretë për mësimin në shkolla.

Berisha: Të mobilizoni me potencialin tuaj, në mbështetje të zotit Arjan Hoxha. Kamza, se tradhtoi kurrë Partinë Demokratike vetëm në rastet kur ajo e tradhtoi pabesisht atë. Ne do marrim pjesë, do bëjmë gjithçka për fitoren në këtë bashki. Ju garantoj, se do ketë një ndryshim të madh. Jeni dëshmitar për kujdesin e treguar më përpara në këtë qytet, gjatë periudhës së qeverisë së PD me kryebashkiak Xhelal Mziun.

Forcat tona do shumëfishohen, në mënyrë që qyteti i Kamzës të bëhet një nga qytetet më të zhvilluara nga të gjitha qytetet. Modeli që sot qeveris në Kamzë, është modeli më i shëmtuar, më çnjerëzor që ka pasur Kamza ndër vite. Është modeli i “Erion Betonit”. Unë e di që njëri e ka Erion, ndërsa tjetra e ka Rakip,

Rakipi ka lindur me dorë. Sa herë shkon në fshat vetë, të nesërmen numëronin kuajt. Edhe në emigracion, pa dorë nuk ka ndenjur, ndërsa këtu i papërmbajtur. Këtu u fut rruspat shkollave, njësoj si Erion Betoni. Shkollave pa asnjë problem. Shkollave në të cilat, prej tre vitesh zhvillohet normalisht mësimi.

Pse këto rruspa? Sepse do t’iu ndërtojë me 4.5 – 5 milionë dollarë. Do të vjedhë 4/5 e shpenzimeve në çdo shkollë. Riktheu turnet e treta në arsim. Në vitin 2005, arsimi këtu ishte simbolik. Me 3 turne dhe e kuptoni vetë, turni i tretë ishte shkel e shko. Peshqeshi i Rakipit, bëri që këtu të ktheheshin turnet e treta. Më 14 maj, bëhu gati, dorëzo çelësat dhe të pret ai fat që i ke përgatitur vetes.

Berisha: Rakipi është bashkëfajtor në organizatën kriminale të djegësave. Ai ju merr ju trefish taksë pastrimi se sa ju takon. Ju merr bizneseve, 5 fishin e taksës që duhet të paguajnë. I çon këto para në minierën e floririt të Edi Ramës dhe Erion Veliajt në fushën e Sharrës. Çdo ton mbeturina, kompostohet njësoj si 20 vite më parë.

Për këto tarifa ëshjtë 11 euro për ton, sipas kontratës. Ndërsa qytetarët paguajnë 29 euro/ton. 18 euro për tonë, në 5 vite janë bërë 54 milionë euro dhe kanë shkuar në bankat e Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Edhe Rakipit, nuk e kanë lënë pa gjë.