TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sali Berisha ka deklaruar se PD ka dërguar në Parlament një projektligj që në Republikën e Shqipërisë do të njihen vetëm dy gjini, mashkull dhe femër. Në tentativë për të kopjuar Donald Trump, kreu i opozitës ka shpikur një kauzë që nuk ekziston, pasi në Shqipëri nuk njihet ndonjë gjini tjetër përveç mashkull dhe femër, ndaj "lufta" e tij pavarësisht se është një kopje e retorikës së Trump, ngjan qesharake.
Për më tepër, Berisha thotë se do të dënohen personat që flasin për "Prindi 1 dhe Prindi 2", edhe kjo një fushatë kryesisht e shpikur nga pastorët radikalë. Megjithatë, një ligj i tillë, do të ndikonte te aktivistët e të drejtave të njeriut, duke kufizuar lirinë e shprehjes, siç ndodh në Rusi.
Berisha thotë më tej se do të nisë "desorosizimi" i Shqipërisë, pra do të ketë një detoks nga influencat e George Soros, të cilin ai e fajëson se ka ndikuar në shpalljen e tij non grata për minim të demokracisë dhe korrupsion madhor, duke pasuruar rrethin e tij të afërt. Po kështu Berisha e fajëson Soros, që bashkë me Edi Ramën, duke përdorur SPAK, i ka hapur çështje penale atij dhe dhëndrit.
"Ne kemi përgatitur një ligj në kuadrin e desorosizimit që dorëzojmë sot, me të cilin sanksionojmë se Republika e Shqipërisë njeh dy gjini, ato që i ka bërë Zoti, mashkull dhe femër. Në mënyrë që t’i japim fund çdo lloj tentative dhe përpjekje.
Ligji tjetër me dënim ai që flet për Prindin 1 dhe Prindin 2. Do ketë sanksione.
Këto janë vetëm fillimet, këta e kanë shtrirë në shkolla, e kanë shtrirë në falsifikimin e historisë, uoke është bërë një rrymë e veçantë jo vetëm në media, por është degëzuar në shumë drejtime.
Lufta me kulturën woke do jetë një betejë pa kompromis e jona.
Është beteja për të vërtetën. Ne nuk kërkojmë asnjë deformim. Gjërat siç janë", tha Berisha.