AKTUALITET, 8 Shkurt 2025, 18:59

Berisha niset drejt aeroportit pas fjalimit në protestë, nesër takim me shqiptarët në Romë

Berisha niset drejt aeroportit pas fjalimit në protestë, nesër

Kryetari i Partisë Demokratike i është drejtuar menjëherë aeroportit “Nënë Tereza” pas përfundimit të fjalës së tij në protestën e thirrur nga opozita para Kryeministrisë.

Me të përfunduar fjalën e tij, u deklarua për pjesëmarrësit në protestë se kryedemokrati do të fluturojë drejt Romës për të zhvilluar ditën e nesërme një takim elektoral me shqiptarët në kryeqytetin italian.

Ky do të jetë edhe takimi i parë që Berisha zhvillon fizikisht me shqiptarët në diasporë, ndërsa disa ditë më parë ai udhëtoi drejt Gjermanisë ku mori pjesë në Kongresin e 37-të të CDU-së.