AKTUALITET, 8 Shkurt 2025, 18:34

Protestuesit hedhin kapsolle e tymuese drejt Kryeministrisë, lëndohen tre policë

Protestuesit hedhin kapsolle e tymuese drejt Kryeministrisë, lëndohen

Një incident është regjistruar në protestën e opozitës. Teksa kreu i PD-së Sali Berisha u ngjit në podium, për të mbajtur fjalën e tij përpara mbështetësve të Partisë Demokratike, protestuesit kanë hedhur kapsolle dhe tymuese drejt Kryeministrisë.

Kapsollet ranë mbi kordonin e policisë, që po mbron godinën e Kryeministrisë. Si pasojë, u lënduan tre policë.

Opozita sot ka zhvilluar një tjetër protestë kombëtare, afër 100 ditë përpara zgjedhjeve.