TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar turin e takimeve në Belgjikë dhe kryesisht në Bruksel, ku mori pjesë edhe në mbledhjen e Partive Popullore Evropiane, EPP.
Gjatë një prononcimi për mediat sot nga Brukseli, ai deklaroi se pati takime edhe në Parlamentin Federal të Belgjikës, ku “paraqiti situatën dramatike në Shqipëri, duke akuzuar kryeministrin Rama për përqendrim pushteti dhe manipulim të procesit zgjedhor”.
Berisha theksoi se u kërkua qeveria teknike, zgjedhjet e lira, situata me krimin dhe korrupsionin në Shqipëri dhe veçanërisht bllokimi i heqjes së imunitetit nga mazhoranca e drejtuar nga Rama për zv/kryeministren e shkarkuar, pezulluar dhe të pandehur nga SPAK-GJKKO, Belinda Balluku. Sipas Berishës, në këtë mënyrë Rama bllokoi edhe heqjen e imunitetit të vet dhe tani po bën ligje që të pengojë drejtësinë.
“Erdhëm këtu në parlamentin federal dhe u takuam me zëvendëskryetaren e Komisionit të Jashtëm të parlamentit dhe anëtarë të Komisionit të Jashtëm të parlamentit ku paraqitëm gjendjen në Shqipëri, situatën dramatike në të cilën ndodhet dhe krizën që po e gllabëron Shqipërinë me shtylla kryesore përqendrimin e të gjitha pushteteve në dorë të një njeriu dhe shndërrimin e procesit zgjedhor në farsë elektorale. Drogën si një fuqi e jashtëzakonshme me rrezikshmëri të lartë për Shqipërinë, por edhe për Belgjikën, Holandën dhe rajonin e më gjerë si dhe qëndrimet e fundit ndaj korrupsionit, bllokimin e heqjes së imunitetit të Edi Ramës për shkak të dosjeve të veta dhe vendimin e tij për të votuar një paketë ligjesh si mburojë për vjedhjet e veta dhe vjedhjet e qeveritarëve”, tha lideri i selisë blu mes të tjerash.
Berisha theksoi se, “palët ranë dakord të vijojnë komunikimin, ndërsa shprehu besim se autoritetet belge mbështesin shtetin ligjor dhe luftën kundër krimit”.
Reagimi i plotë i Sali Berishës:
Zhvilluam këtu pas takimit që patëm në parlamentin e kryeqytetit të Belgjikës, që është njëkohësisht kryeqyteti i Europës dhe unë kam lidhje tradicionale me parlamentin e këtij qyteti të bekuar.
Erdhëm këtu në parlamentin federal dhe u takuam me zëvendëskryetaren e Komisionit të Jashtëm të parlamentit dhe anëtarë të Komisionit të Jashtëm të parlamentit ku paraqitëm gjendjen në Shqipëri, situatën dramatike në të cilën ndodhet dhe krizën që po e gllabëron Shqipërinë me shtylla kryesore përqendrimin e të gjitha pushteteve në dorë të një njeriu dhe shndërrimin e procesit zgjedhor në farsë elektorale.
Drogën si një fuqi e jashtëzakonshme me rrezikshmëri të lartë për Shqipërinë, por edhe për Belgjikën, Holandën dhe rajonin e më gjerë si dhe qëndrimet e fundit ndaj korrupsionit, bllokimin e heqjes së imunitetit të Edi Ramës për shkak të dosjeve të veta dhe vendimin e tij për të votuar një paketë ligjesh si mburojë për vjedhjet e veta dhe vjedhjet e qeveritarëve.
Ramë dakord të vazhdojmë komunikimin.
Na falënderuam për informacionin dhe debatin që patëm dhe ne jemi besimplotë se autoritetet belge qëndrojnë fuqishëm për shtetin zgjedhor dhe ndarjen e pushteteve, luftën pa kompromis kundër krimit të organizuar.
Mos harroni se në sallat e gjyqit të këtij kryeqyteti ka dalë emri i Edi Ramës si njeriu që i është bërë dhuratë 600 mijë euro ora, është bërë e famshme sipas televizionit belg, dhe problemet e tjera.
Unë garantova se PD mbetet e vendosur dhe ka yll polar në programin e saj integrimin e bazuar në meritë.
Dhe, kushti i të gjitha kushteve, për mendimin tonë, duhet të jetë respektimi i shtetit ligjor, lirive dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë, lufta me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.