AKTUALITET, 24 Janar 2026, 14:53

Berisha mesazh para protestës kombëtare: Populli do t’i bëjë gjyqin kryehajdutit dhe të keqes që ka mbërthyer vendin

Berisha mesazh para protestës kombëtare: Populli do t’i

Ndërsa kanë mbetur edhe pak orë nga nisja e protesës kombëtare, Sali Berisha ka përcjellë një mesazh, duke u shprehur se sot do të jetë dita e guximit qytetar dhe “gjyqit” që do t’i bëhet qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjete sociale, kreu i Partisë Demokratike ka shkruar:

“Sot është dita e guximit qytetar. Dita kur populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit, kryeministrit të lidhur me banditë, trafikantë dhe vrasës. Është dita e ngadhënjimit mbi të keqen që ka mbërthyer Shqipërinë.”

Në një tjetër postim, kryedemokrati, teksa ka ndarë disa momente nga takimet që ka mbajtur me qytetarët, ai shprehet se “Tirana na pret të gjithë në shesh! Ora jonë po afron”.