TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PD-së Sali Berisha dha një prononcim për gazetarët pas takimit me bashkëraportuesit e Asamblesë së Komisionit Europian, në selinë e Kuvendit.
Berisha u shpreh se kishte informuar partnerët për aferat e AKSHI-t dhe Ballukut.
Ai shtoi se ish-drejtoresha e AKSHI, Linda Karçanaj është Linda e rremë, pasi e vërteta në këtë dosje të SPAK, është bashkëshortja e kryeministrit Linda Rama, e denoncuar shumë herë nga Berisha.
Së fundmi Berisha në fjalën e tij dha dhe një urim për fitore ekipit të Kosovës, e cila luan sonte ndeshjen Play-Off të Kupës së Botës, përballë Turqisë.
"U ndalëm te AKSHI, te Lindat famoze njëra fake dhe tjetra është e vërtetë. Një nga debatet më të hapura me partneret tanë. Qëndrimi ynë rikthimi i monitorimit që shqiptarët të mos rrokullisen më në honet e narko shtetit.
Do e mbyll me një urim të përzemër për ekipin kombëtar të Kosovës, një ndeshje historike. Në banesë do e shoh, por do e shoh. Një moment i jashtëzakonshëm. Kosova në Uashington si përfaqësuese e kombit do ishte një fat i bardhë për çdo shqiptar.", tha ai.