AKTUALITET, 21 Nëntor 2024, 22:23

Berisha mbeti në dritare, Bushati reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Berisha mbeti në dritare, Bushati reagon pas vendimit të Gjykatës

Analisti Andi Bushati reagoi ashpër në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv për vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese për të mos i hapur rrugë, heqjes së masës së arrestit në shtëpi për kreun e PD-së, Sali Berisha. Bushati tha se kjo gjykatë është bërë lecka ku fshin këmbët pushteti.

“Kjo është gjykata më e pisët. Çka pjellë reforma në drejtësi këta janë më pocaqi. Kishim një gjykatë që i kthente atentatet kushtetuese Berishës kur ishte kryeministër dhe Ramës që e vazhdoi. Gjykata Kushtetuese është lecka ku fshin këmbët pushteti. Dhe ai konfuzioni se nxorrën një vendim se gjoja është gabuar me pasaportën. Vendimi i sotëm është: Procedura e SPAK-ut dhe e gjykatës për të mos kërkuar për një deputet lejen nga parlamenti për të izoluar lirinë është e drejtë. Ky është vendimi i gjykatës sot dhe prandaj Saliu mbetet në izolim”-tha Bushati.