TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar ne Kuvend se e mbështesin plotësisht këtë iniciativë të presidentit Trump edhe për faktin se, në dallim nga kombe të tjera, askush nuk e ka përcaktuar më shuë lirinë e shqiptarëve, vecanërisht me çlirimin e Kosovës!
“Maxhoranca e krimit nuk ka ligj, kushtetutë e rregullore. Pavarësisht nga kjo ne jemi këtu për të dëshmuar mbështetjen e p[otë ndaj politika të sigurisë së SHBA, në mbështetje të këtyre politikave pasi SHBA janë aksioneri më kryesor i paqes dhe sigurisë në botë. Ne mbështesim plotësisht këtë iniciativë të presidentit Trump edhe për faktin se, në dallim nga kombe të tjera, askush nuk e ka përcaktuar më shuë lirinë e shqiptarëve, vecanërisht me çlirimin e Kosovës.
Për sa kohë SHBA qëndrojnë në zotimet e tyre për Aleancën Atlantike të veriut, ne qëndrojë në çdo problem soigurie në anën e SHBA. Bordi i Paqes ngrihet për një nga aktet më të jashtëzakonshme, ndërprerjen e luftës në Gaza dhe këtu Trump ka një meritë historike e të rëndësishme. Bordi që nuk e thotë kjo se ia ka marrë Belinda mendjen është mbështetur në dokumentet e OKB. Nuk e nxjerrin këtë.
Bordi ka mbështetje në rezolutë e Këshillit të Sigurimit dhe hap tjetër drejt konsolidimit të paqes në atë rajon. Thënë këto, seanca merr karakter të paimagjinueshëm vetëm për shkak të përpjekjes primitive të një njeriu që po i vjen fundi që ta personalizojë këtë dhe çdo gjë tjetër si mburojë pasi ajo që i rri në krah po e merr me vete dhe jo pa të drejtë. Ajo si shërbëtore e bindur ka zbatuar cdo urdhër të tij. Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, por ai që mori Lubinë në Ankara dhe u bë pazari 50 mln.
Ai që i dërgonte urdhra se si Unaza e ndarë në 14 tendera të shpërndahej e të vidhej dhe shumëfishohej e jepej mediave të tij. Ai që figuron si bashkëpunëtor i Sinaloas së Meksikës. Ai që figuron kreu i organizatës kriminale me lidhjet më të fuqishme me kartelet e drogës, shqiptare në Shqipëri dhe në Amerikën Latine dhe ka urdhëruar takimin në Aruba. “, tha Berisha.