AKTUALITET, 17 Prill 2026, 22:50

Berisha mbërrin në QSUT, viziton deputetët dhe protestuesit e lënduar

Berisha mbërrin në QSUT, viziton deputetët dhe protestuesit e

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur pranë ambienteve të QSUT-së. Ai ka vizituar deputetët demokratë të cilët u lënduan gjatë protestës së opozitës dhe protestuesit e lënduar. 

Në spital janë dërguar Luçiano Boçi, nënkryetar i Partisë Demokratike, deputeti Klevis Balliu dhe Aulon Kalaja, drejtues i Departamentit të Familjes, ndërsa është lënduar edhe Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, bashkë me dhjetëra qytetarë.