AKTUALITET, 17 Prill 2026, 21:16

Berisha largohet me shpejtësi nga protesta pas nisjes së trazirave

Berisha largohet me shpejtësi nga protesta pas nisjes së trazirave

Menjëherë pas nisjes së trazirave në zonën e protestës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Truprojat e tij e kanë shoqëruar me nxitim drejt automjetit dhe më pas ai është larguar nga protesta në një moment kur situata në terren ishte e tensionuar.

Drejt protestuesve është hedhur gaz lotsjellës, ndërkohë që janë lënduar disa prej tyre, por edhe eksponentë të Partisë Demokratike.