AKTUALITET, 7 Prill 2024, 21:38

Berisha komenton reagimin e kryeministrit: Ato që di Veliaj e bëjnë Ramën të paloset brenda gjysmë ore

Berisha komenton reagimin e kryeministrit: Ato që di Veliaj e

Ish-kryeministri Sali Berisha, në daljen e tij të përnatshme nga ballkoni i banesës, ku ndodhet në arrest shtëpie bëri akuza të shumta në adrisë të kryeministrit edi Rama.

Berisha ka komentuar edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama pas konferencës së kryebashkiakut Erion Veliaj, në lidhje me vjedhjen më skandaloze të ndodhur në këto 33 vjet demokraci në Shqipëri.

Fjala e Berishës

Lidhjet e krimit janë lidhjet më të tmerrshme të njeriut dhe ju e patë dje se si brenda gjysëm ore, njeriu që u kap në flagrancë me modelin e vjedhjeve 100% të parave publike, e palosi, e shakulloi, atë që quhet kryetar i organizatës kriminale të qeverisë shqiptare, Edi Ramën.
Edi Rama reagoi dhe ju përgjigj kërcënimeve të njeriut përgjegjës për zhdukjen e 100% të fondeve të inceneratorit të Tiranës.
130 mln euro dhe që nuk ka as nam as nishan të atij inceneratori, u detyrua të përulet, vetëposhtërohet, të ngrejë çarçafin e bardhë, të kapitullojë dhe ti thotë se unë aprovoj çdo fjalë dhe presje të asaj që the.
Të dashur miq!
Ajo që Erion Veliaj i tha në mënyrë ultimative, ti je kryeministri që ke patur bashkëpunëtor Arben Ahmetajn, i cili u tha shqiptarëve se tek inceneratori i Tiranës kanë ndodhur llaftarira, gjëra të llahtarshme.
Ishte pikërisht ky kod, kodi i llahtarisesh që bëri që të kapërdijë çdo fjalë, të lëpijë çdo presje të Erion Veliajt.
Sepse miqtë e mi, 130 mln euro të zhdukura janë euro të dorëzuara nga Rama te Veliaj dhe Erioni e di se në cilën bankë kanë përfunduar, Erioni e di se në cilat llogari janë vendosur.
E vërteta është se po të flasim për llaftarira të Edi Ramës, Erioni di dy herë më shumë se Arben Ahmetaj.
Erioni e di se këto kulla që shifni në Tiranë, monumente të korrupsionit dhe drogës, në secilën prej tyre Edi Rama ka më së paku 30%.
Erioni e di se njeriu që jep leje dhe firmos si për ndërtesën 2 katëshe edhe atë 65 katëshe, kudo ka 30 përqindëshin e tij të cilat marrë së bashku janë shumëfishi i djegësit të Tiranës.
Erioni e di se si Edi Rama ka ndërtuar kullën tek stadiumi kullën Kristaq Rama, hotelin.
E din se në territorin e bashkisë, Edi Rama ka përvetësuar për vëllanë e tij 37 mijë metër katrorë tokë, publike dhe të pronarëve.
Din pra ato që din Erioni e bën Edvinin të paloset brenda gjysëm ore, të kapërdijë çdo fjalë të Erionit, të lëpijë çdo presje të tij.
Çfarë presim më miqtë e mi? Zemërim, zemërim, zemërim.

A mundet dy delinkuentë, dy kriminelë të lidhur palcë e shpirt me krimin, të nëpërkëmbin fatin tonë.
Të nëpërkëmbin dinjitetin tonë.
Të nëpërkëmbin liritë tona.
A mundet, a do të pranojmë ne?
Ndaj o sot o kurrë të marrim fatin në dorë.
O sot o kurrë të përballemi me zemërim dhe revoltë me këtë klikë të pashpirtë.
Bashkëautorë në krime të shëmtuara.
E thoshte bukur sot një publicist: këta nuk ekzekutojnë me skuadra pushkatimi, por me vjedhje, vjedhje me vjedhje po shfarosin Shqipërinë.
Qytetarë dhe qytetare të Tiranës.
Çdo orë që Erion Veliaj rri në atë zyrë qëndron si gjoja qytetar i parë, është orë poshtërimi për kryeqytetin e vendit, për trurin dhe zemrën e kombit të shqiptarëve, që është Tirana.
Si mundet të pranohet njeriu që taksat tuaja i vjedh 100% duke shkelur ligje, kod dhe moral.
Miqtë e mi!
Në apologjinë e tij për bashkëhajdutët, me heroizmin e kriminelëve të bashkisë, Erion Veliaj po mbronte kryekëput veten e tij, sepse e di që ata dinë gjithçka për të.
Ai e di se hoteli me 5 yje dhe së paku 50 mln dollarë investime, hoteli investim strategjik me firmë të Edi Ramës, një kompanie me një punëtor pa asnjë bilanc, s’mund të jetë kurrë hoteli i Redi Mollës, por ai është vetëm hoteli i Edi Ramës dhe i Erion Veliajt.
Për të larë veten nga çdo përgjegjësi nga kjo vjedhje e tmerrshme, Erion Veliaj pyeti me pafytyrësi dje, se çfarë ligji, kushtetute detyron kryeministrin të përgjojë, të ndjekë ministrat e tij, për rrjedhojë kryetarin e bashkisë, drejtorët e tij.
Të dashur miq!
Kushtetuta e Shqipërisë ka një nen, por këta nuk kanë nder as kushtetutë, këta nuk kanë ligj e as moral.
Neni 101, pika d, e kushtetutës detyron kryeministrin të kontrollojë ministrat e tij. Por që të kontrollosh ministrat ligji i parë është të kontrollosh veten, të mos vjedhësh vetë, dhe jo të vërsulesh si peshkaqen mbi pasuritë e qytetarëve me soj e sorollop, me vëlla e kë ke.
Atëherë natyrisht të mbetet, të kapërdish çdo fjalë të Erion Veliajt dhe të lëpish çdo presje të lali vjedhësit.
Kjo është e vërteta.