AKTUALITET, 11 Shkurt 2025, 13:45

Berisha komenton reagimet e Ramës: Ato grushte i hëngri tavolina. Shyqyr që nuk ishte ndonjë ministre kushedi se...!

Berisha komenton reagimet e Ramës: Ato grushte i hëngri tavolina.

Kreu i PD-së, Sali Berisha komentoi reagimet e Ramës, i cili gjatë një transmetimi live në Facebook përplasi tavolinën, ndërsa thoshte ‘Fuck you’, për shkak te nje problemi teknik me lidhjen live. 

Sipas Berishës, reagimet e tilla të Ramës janë të njohura, por theksoi se në këtë rast ai bëri këtë sjellë për shkak se përmendi emrin e Chris LaCivita, drejtuesin e fushatës së PD.

Berisha tha se “shyqyr që nuk ishte ndonjë grua apo ministre aty”.

“Unë e kuptoj që ju mendjen e keni tek zhvillimet e tjera të fundit dhe unë nuk kam se si t’i shmang ato.

Unë e pashë sot Edi Ramën siç e patë ju, kur i erdhi në gojë fjala e konsulentit, që këtë e quante punëtor i Trump, shkallmoi dhe e humbi dhe iu kthye me grushte tavolinës.

E vetmja gjë që thashë në atë moment, shyqyr Zotit nuk ka ra ndonjë grua aty që të hajë grushtet e tij.

Për çka ai është folur shumë, më fal Floriana, por është folur ai.

I hëngri ato grushte tavolina, po mirë e boll, i bëfshin mirë se po të ishte ndonjë ministre a ndonjë tjetër, kushedi se çfarë do ndodhte.

Këto gjeste të tij janë të njohura, nuk janë risi.

Edi Rama, pas arrestimit të numrit 2 të PS-së, bëri gjithçka nga njëra anë i terrorizuar dhe i trembur gjer në palcë nga Erion Veliaj, të tregojë se është duarjashtë në këtë aferë, se nuk ka gisht në këtë aferë”, tha Berisha.