AKTUALITET, 23 Prill 2024, 21:16

Berisha kërkesë ambasadorëve: Mos mbani anën e hajdutëve!

Berisha kërkesë ambasadorëve: Mos mbani anën e

Kreu i PD, Sali Berisha u bëri thirrje sot ambasadorëve të huaj në vend që të mos marrin anën e Erion Veliajt, Edi Ramës dhe Altin Dumanit. Ai tha se është e lehtë të vërsulesh me breshëri deklaratash ndaj qytetarëve më të vjedhur në Europë dhe në botë. Berisha shtoi se është e lehtë të mbrosh atë që përdor standarde të dyfishta dhe të trefishta, por faturën e paguajnë shqiptarët. Faturën e paguan Shqipëria.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur miq, në emër tuaj, unë dua t’u shtroj një pyetje ambasadorëve të nderuar, diplomatëve në Tiranë: çfarë do ndodhte në qytetet apo kryeqytetet tuaja, në rast se fondet publike vidheshin 100 përqind? Do tallej drejtësia juaj me këtë krim të shëmtuar? Jo, kurrë! Do flisnin qytetarët tuaj. Prandaj i lini standardet e dyfishta. Shqitparët kanë nevojë për drejtësi. Shqiptarët kanë nevojë për drejtësi. Shqitparët kanë nevojë për drejtësi.

Ju merrni anën e hajdutit Erion Veliaj. Merrni anën e hajdutit Edi Ramës. Merrni anën e kriminelëve si Altin Dumani. Zgjidhje e gabuar. Shqipëria po shkatërrohet nga këta hajdutë! U thoni shqiptarëve çfarë do bënin në vendet tuaja para vjedhjeve të tilla qytetarët? Është e lehtë të vërsulesh me breshëri deklaratash ndaj qytetarëve më të vjedhur në Europë dhe në botë. Është e lehtë të mbrosh atë që përdor standarde të dyfishta dhe të trefishta. Por faturën e paguajnë shqiptarët. Faturën e paguan Shqipëria.