AKTUALITET, 16 Prill 2024, 13:11

Berisha jashtë Grupit Parlamentar të PD-së! Kuvendi tregon arsyen

Berisha jashtë Grupit Parlamentar të PD-së! Kuvendi tregon arsyen

Kuvendi ka treguar arsyen pse ish-kryeministri Sali Berisha mbeti jashtë Grupit Parlamentar të PD-së, pas kërkesës së Gazment Bardhit për t’u rikthyer deputetët e përjashtuar nga Lulzim Basha.

Kuvendi, në reagimin e tij, shprehet se Gazment Bardhi ka kërkuar revokimin e gjitha vendimeve për masa disiplinore të marra nga grupi gjatë kësaj legjislature.

Ndërsa theksoi se deputeti Sali Berisha, prej fillimit të legjislaturës, nuk ka qenë anëtar i Grupit Parlamentar të PD.

“Në datën 9 prill 2024 Kuvendi është njoftuar nga z. Gazment Bardhi mbi “Revokimin e të gjitha vendimeve për masa disiplinore të marra nga grupi gjatë kësaj legjislature.”Deputeti Sali Berisha, prej fillimit të legjislaturës, nuk ka qenë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike”, ka deklaruar Kuvendi.