AKTUALITET, 16 Prill 2024, 18:17

Berisha jashtë grupit parlamentar, reagon deputeti demokrat: Kjo është vepër cubash!

Berisha jashtë grupit parlamentar, reagon deputeti demokrat: Kjo

Deputeti demokrat, Tritan Shehu, ka reaguar pas lënies jashtë grupit parlamentar të Sali Berishës.

Në një postim në Facebook ai shprehet se “kjo është një vepër cubash” dhe se është antiligjore.

Postimi i plotë:

Heqja e emrit te Berishes nga grupi i PD, nje veper cubash!

Ne menyren me te turpeshme, anti ligjore, anti kushtetuese, ndesh me rregulloren e Kuvendit, Berisha nuk vendoset ne listen e grupit parlamentar te PD, te publikuar nga Rilindja e Kuvendi.

Se pari nuk jane as drejtuesit formal te Kuvendit, as Rama si “dirigjenti” i tyre, as regjimi ne teresi, qe mund ta largoje Berishen nga Grupi i PD.

Ai eshte deputet i PD dhe Kryetar i saj, kete e ka vendosur elektorati e antaresia e kesaj partie, qe eshte thelbi i opozites sone.

Turp per ata, qe bejne te tilla veprime anti ligjore, infantile, duke u bere vetem

qesharake!

Edhe ndaj kesaj shkelje te rende, si dhe per burgosjen politike te Berishes, duhet nje reagim i forte nga deputetet, e gjithe PD.

Kudo, ne media, opinion, institucione, Kuvend, me komunitetin nderkombetar, kudo.

Lejtmotivi yne duhet te jete:

“Te lirojme liderin e opozites”

Sidoqofte gjykoj te domosdoshme, pikerisht per te qartesuar me mire te verteten, qofte edhe per ata qe kane nevoje per “syze”, dergimi i nje dokumenti tjeter zyrtar te grupit tone parlamentar, ku te jete ne menyre eksplicide, me emer e mbiemer Sali Berisha si antar i tij.